Random Video

Ora News - Dy anët e medaljes së Diasporës, Majko: Më shumë të burgosur jashtë se brenda

2018-05-14 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Diskutimet për Diasporën, Ministri Pandeli Majko i nisi me më të pamundurit, shqiptarët që ndodhen në burgjet jashtë vendit.

Në tryezën e organizuar me përfaqësues të politikës dhe OSBE-së, Majko tha se klisheja se Diaspora përfaqësohet vetëm nga suksesi duhet ndryshuar.

Për këtë ai ju drejtua shifrave, kur tha se rreth 5000 shtetas shqiptarë ndodhen në burgjet dhe paraburgimet jashtë Shqipërisë, pjesa më e madhe në vendet fqinje.

Ai tha se shteti shqiptar duhet të shohë të gjithë mekanizmat për tu ardhur në ndihmë.

"Ekzistojnë shumë instrumenta juridike ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut por shunica e të dënuarve jashtë vendit nuk i njohin ato. Ata shpesh janë viktima të avokatëve të padobishëm vendas apo keqtrajtimeve ndaj të cilave nujk kanë as ku të ankohen".

Kritikat në këtë drejtim nuk i kurseu edhe ndaj administratës shqiptare, e cila tha Majko, në psikozën e saj shërbimin e ndjen të detyruar vetëm për taksapaguesit brenda Shqipërisë.

Majko njoftoi se në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Jashtme ka nisur puna për krijimin e pikave të kontaktit, vendosja e të cilave do të nisë nga Greqia dhe Italia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dy-anet-e-medaljes-se-diaspores-majko-me-shume-te-burgosur-jashte-se-brenda-administrata-ne-gjume