Random Video

Lu: Ja politikanët e inkriminuar që nuk janë më në jetën publike, Tahiri para drejtësisë si qytetar

2018-05-15 0 Dailymotion

?Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet? deklaroi ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu.

Njerëz skeptikë thanë se Shoqëria civile është e dobët dhe punon vetëm për interesat e veta dhe se është e blerë nga socialistët,m demokratët dhe LSI. Unë mendoj ndryshe. Unë shoh se Shoqëria civile ka arritur fitore të jashtëzakonshme në vitet e fundit.

Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Mark Frrokun, Arben Ndokën, Elvis Rroshin, Aqif Rakipin, Koço Kokëdhimën, Shukri Xhelilin, Dashamir Tahirin dhe të tjerë.

Shoqëria civile shqiptare duhet të jetë krenare për shumë gjëra. Por ka ende shumë për t?u bërë, ndaj kemi punuar për të ndikuar që organizatat e shoqërisë civile të bëhen më të pavarura financiarisht dhe më të suksesshme.

Do të donim shumë që shoqëria civile të na bashkohej për peshqit të mëdhenj kriminalë. Klement Balili dhe Arbër Çekaj po kërkohen, Roshi dhe Frrokaj po ndiqen penalisht, hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës, askush nuk është mbi ligjin, i cili tani do të përballet si qytetar i zakonshëm pa imunitet.

Të ngremë pritshmëritë që së shpejti të arrestohen dhe të ndiqen penalisht. Kjo është e ardhmja që të gjithë shqiptarët meritojnë.