Random Video

Paralajmerohet rrijta e çmimit te biletes - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Qeveria ka deklaruar publikisht se do ulë tarifën në rrugën e kombit për banorët e zonës, ndërsa biznesi po negocion për një kosto më të reduktuar për kamionët, por shoqata e transportit ndërurban, autobusëve, thotë se nuk është pjesë e këtyre negociatave.

?Ne nuk na ka njoftuar njeri, sjemi pjesë e negociatave. Por ndërkohë e kemi shprehur edhe më herët që kjo tarifë do të rëndojë qytetarin, pasi ne do të jemi të detyruar të rrisim çmimin?

Kreu i shoqatës ndërqytetas Kujtim Mema thotë se janë 6 autobusë që bëjnë rrugën Tiranë-Kukës dhe anasjelltas cdo ditë, me një biletë që kushton 500 lekë.Nëse tarifa në segmentin Milot- Morinë nuk do të rishikohet, atëherë bileta për pasagjer do të kushtojë 100 lekë më shtrenjtë.
Sipas tarifave në fuqi një autobus do të paguajë 22.4 Euro vajtje ?ardhje. Por kreu i shoqatës thotë se aplikimi i kësaj tarife është absurd, për aq kohë sa koncesionari nuk ka përfunduar ndërtimin e plotë të rrugës.

Rruga nuk ofron siguri. Aty mund të hyjë kusht të dojë dhe mund të bëhët shka për të ndodhur një aksionet. Ndaj dhe rreziku është i madhë. Nuk mund të parapaguajmë për një rrugë që nuk ka përfunuara dhe nuk ofron asgjë nga pikëpamja e sigurisë. Nuk është kjo praktika që zbatohet në vendet evropiane. Më ofro rrugë me standard dhe siguri dhe më pas unë do të paguaj tarifën?-thotë Mema.

Brenda muajit maj qeveria do të arrijë një marrëveshje të re me koncesinaorin për tarifat që do aplikohen.Qëllimi është reduktimi i tyre për banorët dhe bizneset që do të konsiderohen përdorues të shpeshtë të rruges.