Random Video

Sherr te “Pallati me Shigjeta” në Tiranë/ Të rinjtë përdorin armët, prangosen një i plagosur

2018-05-15 1 Dailymotion

Një sherr i momentit ka përfunduar me të shtëna armësh dhe me një të plagosur sot në mbrëmje në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pranë një pike karburanti në afërsi të "Pallatit me Shigjeta" në kryeqytet.

Banorët e zonës kanë raportuar se ka patur një konflikt fizik mes dy të rinjve që është mbyllur me dy të shtëna me armë zjarri.

Dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.

Dy të rinjtë kanë qenë në kembë në momentin përplasjes fizike dhe dyshohet se ata mund të kenë patur konflikte të mëparshme.

Polica ka shoqëruar në vendngjarje një person të dyshuar si autor i aktit, së bashku me gëzhojën e qitur nga një pistoletë.

Blutë e kryeqytetit nuk kanë mundur t?i gjejë armët por i kanë shoqëruar gjithsesi dy autorët e dyshuar, njëri prej të cilëve ishte duke u mjekuar në spital.

Edhe pse kishte marrë një plagë nga plumbi, personi në fjalë nuk e kishte lajmëruar policinë, e cila e ndaloi në flagrancë në spital, teksa ai po përpiqej të largohej.

Të dy të ndaluarit kanë dkelaruar se kanë qëlluar në ajër.