Random Video

Ora News - PD publikon audio përgjimin: Agron Xhafaj vijon trafikun e drogës

2018-05-15 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike publikoi sot një audiopërgjim ku pretendohet se Agron Xhafaj vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj bisedon dhe bën pazar me një person të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike.

Selia blu nuk bën të ditur KUR është realizuar përgjimi por thotë se personi X është bashkëpunëtor i drejtësisë dhe pretendon se pretendon se Agron Xhafaj po bisedon për trafik droge.

Ata takohen në një lokal që në Vlorë njihet si lokali i vëllait të ministrit.

Në një konferencë të jashtëzakonshme nga selia blu, PD publikoi përgjimin audio

Bëhet fjalë për dy përgjime audio:

I pari: Bisede telefonike ne makine, sipas PD, mes Agron Xhafajt dhe një bashkëpunëtori X, që sipas PD-se. është trafikant droge i cili ishte dënuar në Itali dhe pasi kishte kryer dënimin ishte kthyer në Shqipëri. Në video shkruhet se bashkëpunëtori la takim me Agron Xhafën në Vlorë, nëpërmjet nr të telefonit 0672014472.

Kemi të bëjmë vetëm me zërin e bashkëpunëtorit X ndërsa bashkëbiseduesit të dytë (qe PD pretendon se eshte Agron Xhafaj) nuk i dëgjohet zëri.

I dyti: Përgjimi i dytë ndodh në një lokal që PD thotë se është i Agron Xhafës. Biseda pretendohet se zhvillohet mes Agron Xhafës dhe bashkëpunëtorit. Biseda dëgjohet e të dyve.

Gjatë bisedës mes tyre bashkëpunëtori X i thotë: "Agronit se erdha për atë bisedën që të mora në telefon. Erdha për të bërë atë rrugën"

"Këta plehrat po na sulmojnë shumë ore. Shiko edhe vëllanë, shumë fare po na sulmojnë. Ata në Itali janë zbërthyer komplet ore. Të jetë hera e parë dhe e fundit" i thotë Agroni teksa e adreson tek një person me emrin Ermal.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-publikon-pergjimin-audio-agron-xhafaj-vijon-trafikun-e-droges