Random Video

Basha me aleatët, i jepet dora e fundit përgatitjeve për protestën - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-25 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej ditësh liderët e partive opozitare kane shpërndare ne rrjetet sociale thirrjet per tubimin e se shtunës, dhe dy partitë me te mëdha PD e LSI kane prodhuar secila spote drejtuar mbështetësve te tyre per t?u bashkuar te shtunën ne orën 11.00



Partitë e opozitës kane zhvilluar një mbledhje paradite per te përcaktuar edhe detajet e fundit per 26 majin. Lideri i opozitës Lulzim Basha do te niset nga selia e PD e Monika Kryemadhi nga ajo e LSI per t?iu bashkuar protestuesve ne fillim te bulevardit Dëshmoret e Kombit.



Mësohet se Partia Demokratike këtë here ka vendosur te organizoje nje marshim qe nis nga Ministria e Brendshme, pasi kërkesa e pare e opozitës është largimi i Fatmir Xhafaj.



Marshimi do te vazhdoje përgjatë bulevardit deri tek kryeministria. Ndryshe nga tubimet e tjera është menduar qe te mos këtë skene dhe folësit te jene te pakte; ndoshta i vetmi qe do t?u drejtohet protestuesve do te jete kreu i PD Lulzim Basha.



I konceptuar si marshim, tubimi i opozitës pritet te mos jete i gjate, dhe elementet qe PD do t?u meshoje do te jene simbolikat kundër krimit te lidhur me politiken.



Ky marshim është moment kulmor i aksionit te opozitës kundër ministrit te brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi per dite me radhe PD publikoi dokumenta e audio përgjime te cilat sipas saj faktojnë se vëllai i ministrit te brendshëm eshte pjese e trafikut te drogës.



Nga ana tjetër, policia është vendosur ne gatishmëri dhe 1500 forca policore do te angazhohen per ruajtjen e qetësisë