Me thirrjet "Xhafaj ik!", "Jepe dorëheqjen!" /> Me thirrjet "Xhafaj ik!", "Jepe dorëheqjen!"/>
Random Video

Ora News - "Xhafaj ik!" "Jepe dorëheqjen!" Opozita nis ciklin e protestave

2018-05-29 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me thirrjet "Xhafaj ik!", "Jepe dorëheqjen!"," Rama ik!", opozita nisi sot rreth orës 12:00 të mesditës ciklin e protestave para Ministrisë së Brendshme.

Protesta simbolike prej 30 minutash ishte një organizim i Forumeve Rinore të dy partive kryesore të opozitës PD-LSI, të mbështetur dhe nga deputetë të këtyre dy forcave dhe militantë.

Në protestë nuk munguan edhe simbolika, si improvizimi i një gomoneje me drogë dhe para saj fotot e Ramës, Tahirit dhe Xhafaj të identifikuar nga opozita si "peshqit e mëdhenj".

Protesta të tilla do të jenë të përditshme dhe jo vetëm para Ministrisë.

Belind Këlliçi: Ju bëj thirrje që nesër të bashkohemi sërish në protestë, ne do të jemi këtu dhe nuk do të ndalemi derisa të sensibilizohet i gjithë opinioni me atë që po ndodh sot në Shqipëri.Është shumë e rëndësishme të bashkohemi çdo ditë para Ministrisë së Brendshme. Nesër gjithashtu, në orën 20:00 të mbrëmjes ne do të shfaqim për të rinjtë dhe qytetarët serialin 'Narkos', serialin më të ndjekur ku personazhet kryesore do të jenë Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Habilajt dhe Balilajt. Ka ardhur momenti të mos stepemi më.Me qëndresën tonë do të bëjmë të mundur rrëzimin e kësaj qeverie që na ka rrëmbyer të ardhmen.

Ndërkohë edhe në Komisione, demokratët e kanë fiksuar axhendën e tyre në këtë çështje, duke e parë si pengesë edhe për hapjen e negociatave në qershor.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/xhafaj-ik-jepe-doreheqjen-pd-nis-ciklin-e-protestave