Random Video

Ora News - Prokurorja Anila Leka i shpëton vettingut, konfirmohet në detyrë

2018-06-06 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të konfirmojë në detyrë Prokuroren në Prokurorinë e Përgjithshm, Anila Leka.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli , Roland Ilia dhe Suela Zhegu.

Nga hetimet e Komisionit të Pavarur të kualifikimit rezultoi se Anila Leka ishte e pastër bazuar në tre kriteret e përcaktuara nga ligji, pasuria, integriteti dhe profesionalizmi

Në seancën dëgjimore të datës 4 qershor, relatorja Suela Zhegu u shpreh: Në lidhje me pasurinë ILDKP ka konstatuar se nuk ka fshehje të pasurisë. Nuk ka pasuri të pajustifikuar dhe nuk ka fshehje të pasurisë. Pasuria e prokurores Anila Leka përbëhet nga një apartament në Tiranë dhe një apartament në Golem.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/prokurorja-anila-leka-i-shpeton-vettingut-konfirmohet-ne-detyre