Random Video

Çipi: Projekti për teatrin aferë korruptive, ligji i propozuar nga Rama i parecedentë në botë

2018-06-12 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Regjisori i njohur Kastriot Çipi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se ideja për teatrin e ri kombëtar ka shumë pika të errëta. Ai shtoi se ligji i propozuar së fundmi nga qeveria është i paprecedentë në historinë e Shqipërisë dhe botës, pasi bëhet ligj për një kompani private.

Çipi: Fusha Shpk është një subjekt privat. Nuk ka tagër për të ndërtuar teatër. Duhet të jetë Ministria e Kulturës të udhëhiqte këtë proces. Befas na vjen një propozim i pa kërkuar. Pastaj, hapen akrivat dhe na del se para se të vijë ky propozim i pa kërkuar, zt.Veliaj thotë në Këshillin Bashkiak se kam parë projektin dhe është fantastik për teatrin. Ka shumë pika të errëta në këtë histori. Del një arkitekt danez, qoftë edhe më i madhi në botë, nuk ka rëndësi kjo, i cili del dhe thotë se jam komisionuar nga bashkia dhe bashkia del dhe e mohon. Nga ana tjetër, ky projekt del i vjedhur. Nuk e di sa kushton. Është vetëm një projekt ide. Ku e gjeti qeveria interesin publik që pranon këtë ofertë, kur nuk ka çmim? Si u bë pazari që na doli me leverdi? Erion Veliaj thotë se është 30 mln euro dhe nuk e di asnjë njeri sa kushton sepse nuk ka projekt.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cipi-projekti-teatrin-afere-korruptive-ligji-i-propozuar-nga-rama-i-parecedente-ne-bote