Random Video

Ruçi: Në 4 vitet e ardhshme 25 mld lekë për bujqësinë, financimi jo për sekserët e abuzuesit

2018-06-13 0 Dailymotion

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka deklaruar se Kuvendi dhe qeveria do të financojnë 25 miliardë lekë për zhvillimin e zonave rurale, rritjen e aksesit në tregje dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Ruçi tha se mbështetja financiare për bujqësinë do të shkojë te fermerët dhe jo te sekserët dhe abuzuesit.

Në katër vitet e ardhshme Kuvendi ka parashikuar të financohen 25 miliardë lekë për zhvillimin e zonave rurale, rritjen e aksesit në tregje dhe përmirësimin e infrastrukturës. Mbështetja për bujqësinë të shërbejë si një nxitje për zhvillimin e ekonomisë. Mbështetja financiare për bujqësinë të shkojë te fermerët dhe jo te sekserët dhe abuzuesit. Ne po inkurajojmë qeverinë që rritja e sigurisë ushqimore të mbetet prioritet. Po forcojmë ligjet. Shërbimi këshillimor në bujqësi është ende i dobët.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi
Më tej, kryeparlamentari theksoi se vitet e fundit janë punësuar në sektorin e bujqësisë mbi 40% e forcës së punës, ndërsa siguroi se do të bëhet më pak e kushtueshme rruga e fermerëve shqiptarë drejt tregjeve të huaja, në mënyrë që në një të ardhme të shpejtë ata të konkurrojnë tregjet evropiane.

Jemi të vetëdijshëm se bujqësia dhe fshati shqiptar zhvillohen në mënyrën asimetrike, me shpërpjesëtime të theksuara. Pavarësisht luhatjeve, të paktën gjatë 10 viteve të fundit bujqësia jep rreth 20% të PBB, por në bujqësi është punësuar deri në 40% të forcës së punës. Forca e punës e angazhuar në bujqësi duhet të punësohet brenda këtyre sektorëve. Ne po përgatisim ligjin dhe po gjenerojmë burime financiare që kjo të bëhet e mundur. Do bëjmë më pak të kushtueshme rrugën e fermerëve shqiptarë drejt tregjeve të huaja. Që në të ardhmen të konkurrojnë me tregjet evropiane.