Random Video

Bushati për marrëveshjen e “detit”: Nuk kalojmë “Vijën e kuqe” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-01 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i jashtëm Ditmir Bushati është i bindur ne arritjen e një marrëveshjeje te drejte për detin. Por ndërsa pala greke e quan te mbyllur tashme çështjen shefi i diplomacisë shqiptare tregohet me i kujdesshëm e flet për vijim bisedimesh. Ne intervistën për Vizion Plus Bushati thekson se pakti do te respektoje Kushtetutën.



Ditmir Bushati: Besojmë se është një marrëveshje e drejte për te dyja palët ne respekt me te drejtën ndërkombëtare por edhe me legjislacionin e brendshëm dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.



Ministri i jashtëm hedh poshtë çdo dyshim për komunikimin me presidentin e Republikës për çështjen e marrëveshjes se detit. Ai konfirmon se kreu i shtetit është dijeni te çdo hapi  sa i përket bisedimeve mes Tiranës e Athinës.



Ditmir Bushati: Ne jemi ne kontakte me presidentin për çdo raund bisedimesh. Ne disa raste ai ka kërkuar informacion shtese qe i është dhënë.



Por do te firmoset Dokumenti i partneritetit strategjik. Bushati nuk jep një date fikse për këtë por shprehet se fjalën e fundit do ta thonë kryeministrat Edi Rama dhe Aleksis Cipras.