Random Video

Ora News- Marrëveshja e detit, Bushati: Ka rezistencë nga Greqia dhe Shqipëria

2018-07-10 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Samiti i Londrës ku po merr pjesë, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është shprehur se marrëveshja e detit me Greqinë ka hasur në rezistencë politike nga Tirana dhe Athina. Edhe pse nuk jep një datë të saktë për përfundimin e negociatave, Bushati tha se takimi mes Ramës dhe Tsipras në Londër do të përcaktojë linjat e këtij procesi.

Marrëveshja e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë ka hasur në rezistencën politike mes dy vendeve. Nga Londra Ministri për Evropen dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është shprehur se pavarësisht qëndrimeve të disa segmenteve politike vijonë bisedimet për një marrëveshje të drejtë.
Bushati: Nuk është një proces i lehtë, ka rezistencë politike në të dyja anët, qoftë në Shqipëri, qoftë në Greqi, por besojmë se me vendosmëri dhe me vullnet politik të qartë ne në një të ardhme të afërt do të kemi produktet konkrete.

Duke ju referuar takimit mes Ramës dhe Tsipras të cilët marrin pjesë në Samitin e Londres, Bushati tha se kjo është një mundësi e artë për të përcaktuar linjat e drejtimit që duhet të jepen në këtë proces.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/marreveshja-e-detit-bushati-ka-rezistence-nga-greqia-dhe-shqiperia