Random Video

Ora News - Audio-përgjimi i Xhafajt, PD e LSI kallëzim penal ndaj Ramës tek Krimet e Rënda

2018-07-11 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy kryetarët e grupeve parlamentare të dy partive të mëdha të opozitës kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me audio-përgjimin për vëllain e ministrit të Brendshëm. Kreu i grupit të PD, Edmond Spaho tha se opozita kërkon hetim penal ndaj Ramës për shkak të pengimit të zbulimit të së vërtetës, ndërsa kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili, u shpreh se në vend ekzistojnë dy prokurori, ajo ku u bë kallëzimi penal dhe prokuroria e Edi Ramës.

Spaho: Ne ju drejtuam Prokurorisë të hapë hetim penal kryeministrit ndaj Edi Ramës për pengim të vërtetës, duke mos dorëzuar provën në fjalë, ekspertimin që ai ka bërë në një periudhë aq të shkurtër kohore në një nga laboratorët e botës.

Vasili: Kjo është një nismë e përbashkët e jona për të ndarë qartë prokurorinë para të cilës janë të barabartë shqiptarët nga prokuroria paralele e kryeministrit. Ky kallëzim sot vë përpara opinionit publik që në Shqipëri funksionojnë dy prokurori, kjo prokurori ku kemi ardhur sot të bëjmë kallëzimin penal dhe prokurorinë e kryeministrit që ka bërë hetimin, ka bërë ekspertizë, ka nxjerrë edhe rezultate që i ka bërë publike, dhe mbi bazën e të cilave mban në këmbë qeverinë e tij. Pasi ka thënë qartë se e kreva ekspertizën, mora rezultatin, ishte e manipuluar dhe në bazë të kësaj po i jap vullnet ministrit të Brendshëm të vazhdojë detyrën.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/audio-pergjimi-i-xhafajt-pd-e-lsi-kallezim-penal-ndaj-rames-tek-krimet-e-renda