Random Video

Ora News- Audio-përgjimi i Xhafajt, PD e LSI kallëzim penal ndaj Ramës tek Krimet e Rënda

2018-07-11 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy kryetarët e grupeve parlamentare të dy partive të mëdha të opozitës kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me audio-përgjimin për vëllain e ministrit të Brendshëm. Kreu i grupit të PD, Edmond Spaho tha se opozita kërkon hetim penal ndaj Ramës për shkak të pengimit të zbulimit të së vërtetës, ndërsa kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili, u shpreh se në vend ekzistojnë dy prokurori, ajo ku u bë kallëzimi penal dhe prokuroria e Edi Ramës.

Spaho: Ne ju drejtuam Prokurorisë të hapë hetim penal kryeministrit ndaj Edi Ramës për pengim të vërtetës, duke mos dorëzuar provën në fjalë, ekspertimin që ai ka bërë në një periudhë aq të shkurtër kohore në një nga laboratorët e botës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/audio-pergjimi-i-xhafajt-pd-e-lsi-kallezim-penal-ndaj-rames-tek-krimet-e-renda