Random Video

Ora News- TOB vjen për herë të parë me shfaqje verore

2018-07-11 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Trupa e Operas dhe Baletit ka nisur turin e saj veror me shfaqje në disa qytete të Shqipërisë. Vlora, Gjirokastra, Durrësi dhe Saranda do të kenë mundësi të shohin nga afër solistë dhe instrumentistë në përformancat e tyre të larmishme në Teatrot e hapura. Në Kalanë e Gjirokastres do të shfaqet edhe premiera e Ansamblit Popullor ?Sokaku i të Marrëve?

Jemi mësuar që shfaqjet e Operas të ndiqen në salla të mbyllura dhe më një publik elitë, por për herë të parë trupa e Teatrit të Operas dhe Baletit ka dalë jashtë këtyre sallave të mbyllura për të qenë më pranë artdashëseve të saj. Opera Summer Tour është strategjia më e re e drejtueses së Teatrit Operas dhe Baletit për të dhënë shfaqje në Teatro të hapura në disa qytete të Shqipërisë, si në Vlorë, Gjirokastër, Durrës dhe Sarandë.

Zana Çela: Është një strategji e re që ka 1 vit e gjysmë që ka nisur në kalendarin e Teatrit të Operas, po ndodh për herë të parë në verë.

Solistë, instrumentistë, balerinë dhe valltarë do jenë në Teatrot e Hapura në qytetet bregdetare për të kënaqur publikun dhe njëkohësisht për të rritur edhe audiencën e TOB-it me një repertor të larmishëm që nga operetta deri tek muzika moderne.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tob-vjen-here-te-pare-me-shfaqje-verore