Random Video

Kujdes nga hajdutët e verës! Mos publikoni foto nga vendi i pushimeve

2018-07-14 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit këshillon qytetarët që po përgatiten për pushime, të marrin disa masa për të mbrojtur banesat e tyre nga vjedhjet. Mospublikimi i fotove nga vendet e pushimit dhe sigurimi i banesës renditen mes 7 këshillave të forcave të rendit. Në 6 muajt e parë të këtij viti, janë shënuar afro 500 vjedhje banesash në të gjithë vendin.

Nisja me pushime gjatë muajve korrik dhe gusht është jo vetëm një moment largimi nga stresi i ngarkesave të përditshme, por dhe një rritje e rrezikut të grabitjeve.

Në kulmin e sezonit turistik, policia u kujton pushuesve 7 këshilla të vlefshme, për të parandaluar vjedhjen e banesave të tyre. Sigurimi i dyerve është këshilla e parë që pason me zgjedhjen e një personi të besuar për t?ia dhënë çelësin.

Publikimi i foteve nga vendet e pushimit në rrjetet sociale konsiderohet si një rrezik i shtuar dhe si mundësi për të tërhequr grabitësit e banesave. Ndaj Mospublikimi i tyre por dhe i fotove të blerjeve të mallrave firmato dhe ato me vlerë janë këshillat pasuese.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/si-te-mbroni-banesen-nga-hajdutet-7-keshillat-e-ministrise-se-brendshme