Random Video

Report TV - Vlorë/ Sherr me grushta e sende të forta mes të rinjve, dy të lënduar

2018-07-20 1 Dailymotion

Një sherr me grushta dhe sende të forta mes një grupi të rinjsh ka lënë të plagosur dy persona. Konflikti ka ndodhur përgjatë bulevardit Ismail Qemali, ndërsa gjendja e të plagosurve fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se të rinjtë janë konfliktuar me grushta dhe sende të forta. Në fotot e shkrepura pas sherrit, duken xhama të thyer dhe pika gjaku.

Policia e Vlorës ka shoqëruar disa persona të përfshirë në konflikt brenda në komisariat, ndërkohë që mësohet se sherri ka nisur për motive banale.