Random Video

Bushati me ministrin Roth: Reformat, një sukses - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-23 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
 Refomat e ndërmarra nga qeveria janë konsideruar si një sukses nga ministri për ëuropën i gjermanisë, Mikael Rot. Gjatë vizitës në Tiranë ai u takua me homologun ditmir Bushati dhe kërkoi pastrimin e drejtësisë përmes vetingut që sipas tij po funksionon.

 

?Kam ardhur të përgëzoj Shqipërinë për sukseset. Shqipëria, në rrugën e duhur drejt anëtarësimit pasi ka marrë nga KE rekomandim pozitiv. Jam i bindur që Shqipëria do të vijojë reformat. Vettingu deri tani ka qenë procesi i suksesshëm. Funksionimi i procesit gjyqësor, me rëndësi. Këtu bëhet fjalë për krijimin e një sistemi të fortë drejtësie.

 

Por diplomati i lartë gjerman i bëri të qartë mazhorancës dhe opozitës se duhet të marrin përgjegjësitë që u takojnë e të mos rrezikojnë integrimin e vendit.

 

?Dialogu.....Merrni përgjegjësitë tuaja që të mos rrezikoni rrugën e Shqipërisë drejt BE. Duhet të jeni të vendosur në rrugën e reformave?

 

Roth bëri të ditur se nuk ka anjë kusht për shqipëinë që të hapë kufijtë për refugjatët që vijnë nga lindja e mesme, apo të ndërtojë kampe pritëse. Ndërkohë ministri i jashtëm ditmir bushati e konsideroi vitin që vjen shumë të rëndësishëm për celjen e negociatave të anëtarësimit.