Random Video

Ora News - Veliaj i zhgënjyer nga Meta për Teatrin: Do presim 40 ditë sa parlamenti ta rivotojë

2018-07-27 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kthimi i ligjit për Teatrin nga Presidenti Ilir Meta e ka zhgënjyer kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.Në një deklaratë të gjatë për mediat, Veliaj thotë se shpresonte se e kishim tejkaluar kohën e sabotimeve të qytetit dhe se ishte krijuar pjekuria për të dalë mbi partitë e mbi familjet politike në vend.Duke u kthyer në retrospektivë, Veliaj thotë se ky nuk është rasti i parë që një President bëhet palë me partitë politike për të kundërshtuar projektet. Për këtë i referohet kohës së Presidentit Bujar Nishani me këndin e lojrave.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar në lidhje me vendimin e Presidentit për kthimin e ligjit të Teatrit të ri Kombëtar.

Sipas Veliajt, kthimi i ligjit që do t'i jepte Tiranës tonë një Teatër të Ri, modern, i projektuar nga një prej arkitektëve më në zë të gjeneratës sonë, ishte një zhgënjim.

Veliaj: "Jo sepse Presidentët, në të kaluarën, nuk janë bërë palë me partitë politike për të kundërshtuar projekte si ai i Këndit të Lodrave te Liqeni, por sepse mendova se pas 3 vitesh progres në qytetin tonë, me një Shesh të Ri, një Bulevard të Ri, një Pazar të Ri e një Unazë të Re, e kishim tejkaluar kohën e sabotimeve të qytetit dhe se ishte krijuar pjekuria për të dalë mbi partitë e mbi familjet politike në vend".

Veliaj shkruan në reagimin e tij se teksa pritëm 40 vjet për një Teatër të ri, do presim edhe 40 ditë që Parlamenti ta rivotojë në shtator e t'i hapë rrugë projektit modern - në tokën e vet e me teknologjinë më të fundit.

Sipas kreut të Bashkisë, e mira, e bukura dhe e drejta, herët a vonë, triumfojnë; është vetëm çështje kohe!

Veliaj: Koha e humbur është e vetmja dhimbje që kemi në këtë banalitet politik sepse për ne çdo minutë vlen shumë, ndërsa për ata që kanë vrarë dekada të tëra kohë shqiptare, koha është vetëm një mjet për të na penguar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-i-zhgenjyer-nga-meta-teatrin