Random Video

Report Tv-Pretendimet e kunatit të Babales, Policia: Ardi Veliu nuk e ka takuar kurrë

2018-10-10 0 Dailymotion

TIRANE-Policia e Shtetit ka reaguar pas videos së publikuar nga deputeti i PD, Ervin Salianji, ku shfaqet kunati i Babales, Fredi Alizoti, që pretendon se është marrë me makinë nga drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu.

Policia e Shtetit ka mohuar të gjitha deklarimet e Alizotit në video, ndërsa shton se gjithçka është e pavërtetë. Në deklaratë theksohet se ?Drejtori i Përgjithshëm në ditën që Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera?.

Në video, Alfred Alizoti pretendon se në datë 1 qershor para deklarimeve në Drejtorinë e Policisë së Fierit është marrë me makinë nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe është dërguar te Prokuroria e Krimeve të Rënda.