Random Video

Ora News - Çudira shqiptare/ Në burg tentohet të futen celularë nëpërmjet topit

2018-10-12 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në burgjet shqiptare niveli i sigurisë vijon të jetë i ulët. Këtë të premte në Lezhë janë gjendur tre telefona brenda një topi i cili është hedhur në mjedisin e ajrimit të të burgosurve. Ministria e Drejtësisë ka nisur hetimet për të identifikuar përgjegjësit, ndërsa pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama njoftoi përforcimin e masave të sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

"Në shërbimin e kontrollit të brendshëm të burgjeve do të ngrihet një sallë operative monitorimi non stop e të gjitha institucioneve peritenciare të Republikës së Shqipërisë".

Tri ditë më parë përmes kësaj deklarate kryeministri Edi Rama njoftoi përforcimin e sigurisë në burgje.

Por niveli i sigurisë vijon të mbetet i ulët, pasi këtë të premte në burgun e Lezhës punonjësit e shërbimit kanë konstatuar një top futbolli brenda së cilit janë gjetur tre aparate celularë së bashku me karikuesit përkatës.

Lajmi është publikuar nga Ministria e Drejtësisë e cila thotë se aparatetet telefonike janë sekuestruar ndërsa kanë nisur verifikimet e nevojshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/cudira-shqiptare-ne-burg-tentohet-te-futen-celulare-nepermjet-topit