Random Video

Ora News - Vritet me thikë adoleshenti në Fier, autori dorëzohet në polici pas 2 orësh

2018-10-18 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 16 vjeçar është vrarë me thikë në zemër pas një përleshjeje të ndodhur pasditen e së enjtes (18 tetor 2018) pranë një shkolle në qytetin e Fierit.

Policia tha se rreth orës 16:30, shtetasi Dionis Vrenozi nga Hoxhara e Vjetër është dërguar në gjendje të rëndë në spital ku më pas ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë.

Policia mësohet se është njoftuar për ngjarjen nga urgjenca e spitalit të qytetit, pasi mjekët kanë konstatuar se 16 vjeçari ishte qëlluar me thikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur "Zogu i Zi", pranë gjimnazit "Janaq Kilica".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjendet-i-vdekur-i-riu-ne-fier-dyshohet-se-eshte-goditur-me-thike