Random Video

Stop - Kursimet e jetes i humbin ne banke, denoncimi i qytetarit nga Durresi! (15 nentor 2018)

2018-11-15 48 Dailymotion

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Shyqyri Ismaili nga Durrësi tregon në ?Stop? , se në vitin 2000 futi pak para në bankë, kursimet e një jete për ditë të vështirë. Për shkak të shumë fatkeqësive që i ranë mbi shpinë, librezën e kursimit e gjeti vetëm në vitin 2017.Në këtë kohë banka ishte privatizuar dhe kishte marrë emrin BKT.Në degën tek sheshi ?Avni Rustemi? i thanë, se nuk është në sistem dhe dokumentat digjen cdo 10 vjet. Në zonën ?Qemal Stafa? i thanë, se i djegin dokumentat cdo 7 vjet, ndërsa në Durrës i thanë, se i djegin cdo 4 vjet.Sot në pleqëri, Shyqyri Ismaili endet për 6 milionë e gjysmë lekë të depozituara plot 18 vjet më parë.I pyetur për këtë eksperti Besart Kadia, shpjegon, se nuk ka argument ligjor për humbjen e parave. Kjo nuk justifikohet as me falimentimin e bankës.