Random Video

Ngujohen edhe studentët e Mjekësisë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-01-14 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Studentët kanë sfiduar të ftohtin dhe temepraturat e ulëta edhe këtë të hënë.Ata kanë vijuar të qëndrojnë të ngujuar në Fakultete duke kërkuar që të plotësohen nga ana e qeverisë të gjitha kërkesat e vendosura prej tyre.Ditën e dielë studentëve të ngujuar iu bashkua edhe Mjekësia ndërsa këtë të hënë në mbështetje të tyre kanë dalë dhe studentët e Universitetit të Elbasanit, te cilet po ashtu kane kerkuar qe ne uljen e tarifave te perfshihen edhe studentet e masterit.Studentët e fakultetit të Drejtësisë, Ekonomisë, Arkitekturës, Mjekësisë si dhe ata të Shkencave të Natyrës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit edhe pse të pakët në numër kanë sfiduar temepraturat e ulëta duke mos u tërhequr nga kërkesat e tyre.Ndërkohë në fotot dhe videot e publikuara nga vetë studentët shihen se ata e kanë kaluar natën me batanije ndërsa nuk ka munguar dhe protesta simbolike e studentëve të Gjeologji-Minierave të cilët kanë zgjedhur të protestojnë jashtë ambienteve për shkak se nuk kanë godinë ku të zhvillojnë mësim.Studentët prej 8 ditësh kanë bojkotuar mësimin, ndërsa qeveria I ka cilësuar ata si grupe që po pengojnë studentët e tjerë që të kthehen në auditorë.