Random Video

Murrizi: Ja kur do i bashkoj votat me PS-në në Kuvend dhe 3 kushtet ndaj Ramës

2019-02-22 1 Dailymotion

Myslym Murrizi u shpreh se Lulzim Basha duhet të vendoste tre kushte për qeverinë dhe nëse një gjë të tillë do ta bënte atëherë ai do i bashkohej grupit për të djegur mandatin. "Nëse Basha do të kërkonte tre gjëra si kushte qeverisë; ndryshimin e hartës territoriale, reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore, atëherë unë do të isha i pari që do të hiqja dorë nga mandati. Por kur ti nuk ke kushte, atëherë tregon se nuk e ke seriozisht" tha ai.Deputeti Myslym Murrizi u shpreh sonte në Repolitix se nëse aleatët e Shqipërisë, SHBA dhe BE-ja do të kërkojnë që ai të votojë reforma apo ligje në Kuvend duke i bashkuar votat me PS-në, do ta bëjë një gjë të tillë. "Do të vijoj që të flas fort për prishjen e sistemit të kalbur, nëse PD do të kërkonte tre pikat do të dilja unë i pari në rrugë. Për cdo vendim që aleatët do ta kërkojnë votën time do ta kenë aty, pasi jam student i dhjetorit. Cfarë të kërkojnë aleatët do ta votoj, pavarësisht me kë jam në unison" tha ai.