Random Video

Sherr me grushta në mes të rrugës te Don Bosko në Tiranë

2019-05-14 1 Dailymotion

Një sherr mes dy të rinjve në mes të rrugës është filmuar paraditen e sotme në rrugën "Don Bosko" në Tiranë. Pamjet tregojnë momentin kur dy të rinjtë godasin njëri-tjetrin me grushta. Është dashur ndërhyrja e kalimtarëve që të ndahen dy të rinjtë që duket se janë konfliktuar për bllokimin e rrugës me makinë. Më pas njëri prej tyre hipi në makinë dhe u largua duke zhbllokuar dhe lëvizjen e makinave, e cila ishte bllokuar gjatë kohës së sherrit.