Random Video

Babai dhe xhaxhai përcillen për në banesën e fundit, Astmer Bilali mbërrin në ceremoninë e varrimit

2019-05-23 3 Dailymotion

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme u përcollën për në banesën e fundit dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali, të cilët mbetën të vrarë gjatë një atentati të ndodhur dje në Shkodër.

Nën masa të forta sigurie në ceremoninë e varrimit ka qenë edhe djali i Astritit, Astmer Bilali i cili vuan dënimin në burg si pjesë e grupit Bajri.

Ish-kampioni i boksit Bilali akuzohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda për pjesëmarrje në grup kriminal dhe ?Përcaktim të rezultateve në garat sportive?.
Gjyshi i tij, Fahri Vejuka, që është vjehrri i njërit prej viktimave, Astrit Bilalit, i bën apel drejtorisë së Burgjeve që ta lejojnë të paktën edhe dy ditë në shtëpi. Ai thotë se nëse ka bërë dicka të dënohet, por ta lejojnë të paktën për të pritur njerëzit, pasi i ati iu vra, e ëma i vdiq para dy viteve, vetë ndodhet në burg dhe në shtëpi është vetëm vëllai i vogël i sëmurë.

"Shpresojmë që shteti të gjejë autorët e vrasjes sepse është një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur. Pothuajse është shtatërruar një familje pas kësaj ngjarje dhe institucionet do të bëjnë detyrën e tyre për cfarë ka ndodhur. Asmer Bilali është djali i Astrit Bilalit dhe Asmeri është në burg prej disa muajsh. Ai do të jetë vetëm në varrim por ne kërkojmë që të lihet të paktën dy ditë tek banesa e tij për të pritur njerëzit sepse nuk ka askënd, pasi edhe nëna i vdiq para dy viteve. Vëllai i tij 23 vjeç është shumë i sëmurë dhe nuk është askush tjetër.