Random Video

Rreze Dielli 5 Dhjetor 2019 - Të Gatuajmë me Znj Vjollca P. 2 Supë me kos

2019-12-12 1 Dailymotion

Supë me kos

Përbërësit:

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 qepë e vogël

4 thelpinj hudhra

3-4 lugë gjelle oriz

800 ml lëng perimesh

1 1/2 lugë gjelle miell

400 gr kos

Kripë dhe piper i zi

Arrëmoskat, nenexhik

2-3 lugë gjelle lëng limoni

2 lugë gjelle gjalp

1/2 lugë çaji piper i kuq

Përgatitja:

Në një tenxhere të thellë kaurdisim qepën të grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë hudhrën të grirë imët. Shtojmë më pas orizin dhe lëngun e perimeve dhe e lemë orizin të ziejë për 15-20 minuta. Në fund shtojmë nenexhikun e grirë.

Trazojmë kosin me miellin duke e përzier mirë që të përfitojmë një masë homogjene dhe kremoze. E shtojmë më pas kosin gradualisht në supë duke e trazuar ngadalë dhe sapo të marrë një valë të lehtë e largojmë supën nga zjarri duke rregulluar shijen me kripë, piper të zi, arrë moskat dhe pak lëng limoni.


Shkrijmë në një tigan pak gjalpë së bashku me 1 lugë të vogël piper të kuq dhe pasi të servirim supën në çdo pjatë shtojmë nga një lugë çaji gjalpë të shkrirë me piper të kuq.