Random Video

Report TV - Tragjedia në Bulqizë, Meta viziton në Spitalin e Traumës 16-vjeçaren e mbijetuar

2020-02-14 0 Dailymotion

Presidenti Ilir Meta mbërriti në spitalin e Traumës në Tiranë, për t'u interesuar për gjendjen shëndetësore të vajzës 16-vjeçare, e cila i mbijetoi tragjedisë në Ostren të Madh të Bulqizës ku humbën jetën nëna, motra dhe vëllai i saj pas asfiksisë nga gazi.

"Për fat të mirë gjendja e Meritës, vajzës nga Bulqiza është e mirë dhe e qëndrueshme dhe mjekët po bëjnë një punë shumë të mirë për ta mbajtur jashtë çdo rreziku. Sikurse dimë ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen e saj. Shpreh ngushëllimet më të ndjera për gjithë familjen Tola, për komunitetin e Ostrenit dhe Bulqizës, dhe siguroj që do të jem gjithmonë pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme dhe të pangushëllueshme", tha Meta.

16-vjeçarja Merita Tola ndodhet jashtë rreziku për jetën, ndërsa ishte e vetmja e mbijetuar nga familja Tola, pas vdekjes së nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, që dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit. Sipas burimeve vajza e mitur ndodhet në gjendje shoku pas tragjeditë, por jashtë rreziku për jetën.