Random Video

Koronavirusi i ri/ Kontrolle në Portin e Shëngjinit! Drejtori: Nuk janë konstatuar raste të dyshuara

2020-02-18 0 Dailymotion

SHENGJIN- Të gjitha anijet që vijnë nga vendet perëndimore për tu përpunuar në portin e Shëngjinit, kontrollohen imtësisht nga autoritetet portuale dhe ato shëndetësore. Këto masa sigurie kanë ardhur si mënyre parandalimi, pas përhapjes së koronavirusit të ri kryesisht në Kinë.

Drejtori i Portit të Shëngjinit Gjergj Prendi ka bërë të ditur se deri tani nuk janë konstatuar raste të dyshuara me koronavirus, ndërsa kontrollet do të jenë prezente deri në tejkalimin e kësaj situate.