Random Video

Ora News - Itali: 25 te arrestuar për trafik kokaine e heroine, mes tyre edhe shqiptarë

2020-05-13 0 Dailymotion

#tvora #rtvoranews
Në orët e para të mëngjesit të sotëm autoritetet e policisë financiare të Catania kanë ekzekutuar operacionin e koduar "Shoes" i cili ka çuar në arrestimin e 25 personave.

21 prej tyre ndodhen në burg dhe 4 në arrest shtëpiak me akuzën e bashkëpunimit në organizim kriminal për trafik lëndësh narkotike të tipit marijuanë, kokainë, hashash e crack, rënduar nga akuza e bashkëpunimit me klanin mafioz të Cosa Nostra " Santapaola- Ercolano" si dhe për armëmbajtje pa leje.

Hetimet kanë zbardhur aktivitetin e të arrestuarve në grupe të ndryshme kriminale si ato shqiptare, kalabreze laziale dhe atyre që vepronin në territorin e Campanias.

Në flagrancë janë arrestuar 6 korrierë droge dhe janë kapur 4 kg kokainë, 52 kg marijuanë e 25 kg hashash.

Nën sekuestro janë vënë një aktivitet sipërmarrës e 2 pasuri të patundshme. Gjatë ditës priten të zbardhen detajet e operacionit.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/itali-arrestohen-25-persona-trafik-droge-dhe-armembajtje-pa-leje-mes-tyre-edhe-shqiptar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp