Random Video

Top News - Euronews: Draft lista e vendeve që do të lejohen të hyjnë në BE kur të hapen kufijtë!

2020-07-10 0 Dailymotion

Të mbyllur në një sallë takimesh në Bruksel, zyrtarët po debatojnë se kush do të lejohet të hyjë në BE në 1 korrik, data kur planifikohet të hapen kufijtë ndërkombëtarë të bllokut.


Ekzistojnë dy lista, një për vendet që do të pranohen, dhe një për ata që nuk do t`u lejohet hyrja. Episodi ka ngjallur polemika pasi u zbulua se Shtetet e Bashkuara ? vendi I prekur më rëndë në botë nga COVID-19 me mbi 2.4 milionë raste, do të jetë praktikisht në ?listën e zezë?. Të enjten, zyrtarët europianë nuk arritën ta merrnin një vendim mbi vendet të cilave do t`u ndalohet hyrja pasi të hapen kufijtë e jashtëm të bllokut, dhe një diplomat i BE-së tha se zyrtarët ?nuk kishin mundur në atë moment të arrinin një marrëveshje?.

Euronews ka siguruar nga burime të tij diplomatike brenda bllokut, listën e plotë të vendeve për të cilat, sic thotë, do të jenë të hapura kufijtë e Europës. Rrjeti i njohur informativ thotë se mund të konfirmojë atë që raportoi dy ditë më parë, se Brazili, Katari, SHBA dhe Rusia nuk janë në listën e aprovuar. Të njëjtat burime hedhin dyshimet mbi datën e rihapjes së kufijve të 1 korrikut, duke treguar se marrëveshjet mund të mos vulosen në kohë. Në listën e plotë të vendeve, shtetasit e të cilëve do të lejohen të hyjnë në Europë sipas draftit, e aty figuron edhe Shqipëria e Kosova. Burime diplomatike aluduan sidoqoftë se ka mosmarrëveshje lidhur me kriteret që duhen marrë parasysh për këtë qëllim, me disa zëra që pretendojnë se të dhënat në lidhje me normat e COVID nuk janë të besueshme.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Brussels#BE#TopChannel