Random Video

Edi Rama takim me ushtaraket ne lirim - (19 Shtator 2000)

2020-11-05 1 Dailymotion

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Edi Rama e ka nisur ditën sot me një takim me ushtarakët në lirim. I ideuar si një takim pa fjalime dhe slogane, ish-ushtarakët dhe kandidati për kryebashkiak i Tiranës janë mbledhur në një formë rrethi për të dialoguar me njëri-tjetrin.

Edi Rama:- ?Qëllimi i kësaj salle, i këtij takimi ishte për të krijuar një rreth bashkëbisedimi të dialogut, brenda mundësive që kemi sot, që janë të kufizuara në kohë, për një rreth dialogu që do të mbetet i hapur edhe në të ardhmen. Jam i gatshëm që në të ardhmen unë të bashkëbisedojë rregullisht me përfaqësues të zgjedhur nga ju?.

Ju jeni brezi që keni sakrifikuar më shumë, u tha Rama, ushtarakëve pensionist, ndaj dhe meritoni më shumë.

Edi Rama:- ?Kryeministri më ngarkoi që t?ju shpreh përshëndetjet e tij më të mira dhe njëkohësisht më ngarkoi që t?ju shpreh gatishmërinë e tij të plotë, për kalimin sa më shpejt të ligjit për sigurimet tuaja shoqërore?.

Ndërsa në Pallatin e Kongreseve sot stafi elektoral i Edi Ramës, vazhdonin përgatitjet për takimin e madh mes kandidatit për kryebashkiak dhe të rinjve kryeqytetas. Do të ketë spektakël, muzikë dhe dhurata, takim që ngjan më shumë si një festë dhe që do të zgjsë deri pas mesnate./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/