Random Video

Edi Rama takim me biznesmenet ne QNK - (23 Shtator 2000)

2020-12-04 1 Dailymotion

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kandidati për kryebashkiak i Tiranës, Edi Rama, ka vazhduar sot takimet e tij elektorale. Në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, rreth një tryeze të rrumbullakët, ai ka bashkëbiseduar me biznesmenët tiranas, anëtar të Komitetit të Biznesit. Të pranishëm kanë qenë kryetari i Dhomës së Tregtisë Luan Bregasi, si dhe kreu i doganave Petrit Ago.

Duke më pasur mua në krye, u shpreh Rama, ne do të krijojmë vizionet e një Tiranë të rregullt dhe të bukur. Prania institucionale e biznesit shqiptar, do t?i hapë rrugë zbatimit të ligjeve dhe biznesmenët s?do të jenë më një grup njerëzish që kanë të ardhura, por së bashku do të menaxhojmë projektet që do të krijojmë. Me tej Edi Rama u shpreh:

Edi Rama:- ?Unë mendoj të krijohet edhe komisioni i biznesit. Në këtë komision do të jenë përfaqësuesit tuaj dhe ky komision, do të jetë ai që do të bëjë vërejtje dhe sugjerime sistematike, mbi politikën e bashkisë dhe të kryetarit të bashkisë në raport me komunitetin e biznesit. Bashkia e Tiranës me ardhjen time në krye të saj, do të jetë fizikisht e hapur për të gjithë ju?.

Duke zbardhur disa nga pikat e programit të tij elektoral, Edi Rama ka kërkuar bashkëpunimin e hapur me biznesmenët, për të krijuar fytyrën e re të Bashkisë së Tiranës. Nuk ka kaluar pa koment nga Rama as problemi i KRRT-së, të cilin e quajti veçse një pakt mafioz, prandaj u shpreh ai, ne duhet të punojmë ta zbusim këtë problem për të ecur drejt suksesit./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/