Random Video

Lufte mes policise dhe te shumekerkuarit te Shkodres (16 Tetor 2000)

2020-12-17 1 Dailymotion

Lajme Arkiva 2000
Betejë mes policisë dhe një të shumëkërkuari në Shkodër. Ndërkohë që pjesa më e madhe e njerëzve po diskutonin për votimet, mbrëmë vonë në fshatin Dukagjin, forcat speciale të nisura nga Tirana në një sekret të plotë, kanë rrethuar shtëpinë e Dedë Stragut, të shumëkërkuarit nga policia për krime dhe vrasje.
Thirrjes së policisë për t'u dorëzuar familjarët e tij u përgjigjën me zjarrin e armëve, reagim i cili ka qenë shumë i shpejtë që ka detyruar specialët të marrin pozicion veprimi. Kjo i ka shërbyer të shumëkërkuarit t'i shpëtonte ndjekjes së policisë. Por, beteja e specialëve ka vazhduar me vëllain e të kërkuarit 19-vjeçari Çesk Stragu i cili po qëllonte me një automatik.
Por, nuk ka zgjatur shumë shkëmbimi i zjarrit pasi ky i fundit u ndalua nga specialët të cilët gjetën vetëm disa armë në shtëpinë e vëllezërve Stragu. Ndërkohë operacioni për kapjen e Dedës po vazhdon ende në malet e Dukagjinit./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/