Random Video

Top News - Të shtëna në festë/ SHBA, dy viktima e 14 të plagosur

2020-12-23 0 Dailymotion

Dy persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në Rochester, Nju Jork. Policia iu përgjigj një telefonate për të shtëna me armë dhe gjeti rreth 100 persona që vraponin përgjatë një rruge në atë që e quajti një skenë shumë kaotike.

Lagjia ku ndodhën të shtënat ndodhet afër tregut publik të rochesterit. Policia nuk ka bërë të ditura emrat e viktimave por thotë se ata ishin të moshës 18 dhe 20 vjec. Aktualisht nuk është në pranga asnjë i dyshuar dhe është ende herët për të thënë se sa agresorë kishte ? tha policia.

Eventi që kishte mbledhur aq shumë njerëz ishte një lloj feste në oborr. Policia nuk ishte në dijeni për zhvillimin e saj dhe nuk kishte marrë as ndonjë telefonatë për shqetësim. Një hetim mbi incidentin ka nisur. Zyrtarët e rochesterit kanë lëshuar udhëzime për banorët që të kufizojë tubimet sociale përtej pjesëtarëve të një familjeje. Tubimet jo të domosdoshme, si festa ditëlindjesh, martesa dhe piknik në natyre, janë të ndaluar.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Feste#Vrasje#TopChannel