Random Video

A1 Report - Qeveria siguron pagat e dhjetorit per invalidet, levron 18 mln $

2015-08-21 1 Dailymotion

TIRANE- Përmes njè akti normativ qeveria miratoi sot një fond prej 18 milionë dollarësh për të kryer pagesën e muajit dhjetor për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar dhe ndihmes ekonomike.

Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj në një prononcim për median nga kryeministria menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

" Ne kemi marrë sot një vendim shumë të rëndësishëm në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kemi aprovuar një fond prej 18 milionë dollarësh, 1.8 miliardë lekë, për të kryer të plota të gjitha pagesat për muajin dhjetor, për t'u siguruar që asnjë qytetar shqiptar që është në nevojë, të mos shkojë i pangrenë, i pangopur dhe pa nevojat minimale të jetesës, teksa hyjnë në Vitin e Ri dhe teksa hyjnë në festa. Morëm masën emergjente që ishte akti normativ për të kaluar këtë fond. Ky është një lajm shumë i mirë. Është një përpjekje kolosale për të gjetur këto fonde. Në momentin kur kemi ardhur në qeveri dhe kemi gjetur 96 % të fondit të shpenzuar për qëllime elektorale. Duke pasur parasysh këtë, na u desh që të merrnim një masë emergjente, siç ishte ajo e Aktit Normativ, për të kaluar këtë buxhet prej 1.8 miliardë lekësh. "- tha Veliaj.