Random Video

A1 Report - 'Mbyllet' për evazion Universiteti Nderkombëtar,40 mln lekë detyrime

2015-08-22 3 Dailymotion

TIRANE -- Një gjobë rreth 40 milionë lekë të reja, e cila pretendohet nga Tatimet se nuk është shlyer nga Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës, ka bllokuar rreth 400 studentë të futen në ambjentet e Universitetit për të zhvilluar mësimin. Mësohet nga burime nga Drejtoria e Tatimeve, se UNT ka 4 vjet pa paguar detyrimet që ka deklaruar vet.

Inspektorët e Hetimit Tatimor dhe forcat e komisariatit numër 1, kanë rrethuar godinën e Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës, pranë zonës të njohur si Vilat Gjermane, dhe nuk kanë lejuar asnjë person, nga stafi akademik apo studentë, të hyjnë në godinë.

Burime pranë Drejtorisë së Tatimeve thanë për gazetarin e A1 REPORT, Gerti Xhaja se universiteti nuk ka shlyer gjobën prej 40 milionë lekë të reja. Studentët nuk janë lejuar të ndjekin studimet, ndërsa pritet shlyerja e detyrimeve nga Universiteti privat për të hequr masës e sekuestros nga hetimi tatimor.

Në Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës, studiojnë rreth 348 studentë nga Tirana dhe rrethet, por edhe nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.